DYLON

Partia FJALA: Dënojmë sulmin që ndodhi në Xhaminë e fshatit Velekincë të Gjilanit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Dënojmë sulmin që ndodhi në Xhaminë e fshatit  Velekincë  të Gjilanit. Sulmet mbi objektet fetare qofshin Xhamia apo Kisha janë të papranuara për shoqërinë tonë kosovare e cila  shquhet për bashkëjetesë dhe tolerancë të shkëlqyer ndërfetare. Njëherit kërkojmë nga organet e drejtësisë që të veprojnë konform ligjit dhe sulmuesi të merr dënimin e merituar, thuhet nereagimin e Partise Fjala.

Përndryshe, lidhur me rastin Polcia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari mashkull K/Serbë është arrestuar pasi qe kishte filluar ta rrënoj një pjesë të minares së Xhamisë nga lart-poshtë. Njësitet policore kanë shkuar ne vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit dhe ndihma e parë. Rreth një orë është negociuar me te dyshuarin i cili nuk ka përfillur urdhrat e policisë dhe ka vazhduar me rrënimin e minares, derisa ka shkuar Njësiti i reagimit të shpejtë i cili ka arrestuar të dyshuarin i cili me urdhër te prokurorit i njëjti dërgohet ne mbajtje 48 orë./2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.