/2L ONLINE/ – Partia e Drejtësisë është parti me vlera fetare e kombëtare e bazuar në drejtësi dhe ndershmëri, si mënyrë e vetme e ecjes përpara e shtetit të Kosovës. Kështu deklaroi sekretari I degës së PD-së në Gjilan Burhan Arifi me rastin e mbajtjes së kuvendit të dytë zgjedhor të nëndegës së lagjeve “Arbëria dhe Ilira”.
Arifi njëherësh kryetar I deritashëm e kësaj nëndege tha se Partia e Drejtësisë është parti e cila u jep shanse kuadrove të reja që të avancohen më tej, është parti e cila është duke u rritur ditë e përditë
Kështu duke qenë i angazhuar si sekretar i Degës së PD-së në Gjilan ai largohet nga posti I Kryetarit të nëndegës duke ia liruar këtë post anëtarit të ri të Partisë së Drejtësisë Ahmet Kastratit, I cili edhe u zgjodh kryetar I kësaj nëndege me qëllim që mos të ketë ngecje në punët që i presin.
Po ashtu gjatë këtij kuvendi u zgjodh edhe kryesia e nëndegës dhe udhëheqësia e kësaj nëndege.
Kryetari i sapozgjedhur Ahmet Kastrati dhe anëtarët e tjerë të kryesisë së kësaj nëndege deklaruan se janë të nderuar që tash e tutje do të udhëheqin me këtë nëndegë dhe se do te punojnë me vullnet të madh dhe bashkërisht t’i kryejnë detyrat qe iu janë besuar. /2L ONLINE/