• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Partia e Drejtësisë i tregon Presidentes çfarë guxon

Redaksia 2LONLINE 23 Tetor, 2013 4 min
 Partia e Drejtësisë i tregon Presidentes çfarë guxon

Partia e Drejtësisë shpreh keqardhje dhe indinjatë përkitazi me deklaratën e Presidentes së Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga se në emër të laicizmit nuk do të lejojë përdorimin e mbulesës së kokës – shamisë në shkollat e vendit. Partia e Drejtësisë ia përkujton Presidentes së vendit se e drejta e manifestimit publik të bindjeve fetare është e drejtë e çdo qytetari të Kosovës, e garantuar me nenin 38 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe me nenin 9 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e drejtë kjo të cilën ajo në bazë të Kushtetutës së vendit është e detyruar ta respektojë dhe ta mbrojë, thuhet në reagimin e kësaj Partie, që iu shpërnda medieve me rrugë elektronike. Nëse zonja Presidente është kaq e pasionuar për të sanksionuar këtë shkelje të rëndë të lirive dhe të drejtave të njeriut garantuara edhe me nenin 18 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, Partia e Drejtësisë ia sugjeron Presidentes së vendit që të iniciojë nxjerrjen e ligjit, i cili do të ndalojë bartjen e shamisë në shkolla, deri atëherë kjo kërkesë është në kundërshtim të plotë me nenin 9 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe vendimet e Gjykatës së Strasburgut për të Drejtat e Njeriut përkitazi me këtë çështje, vazhdon reagimi

Partia e Drejtësisë kërkon nga Presidentja e vendit që të mos tejkalojë kompetencat e saja kushtetuese dhe që të ketë ndjeshmëri dhe maturi shumë më të madhe kur janë në pyetje vlerat kulturore të qytetarëve të besimit Islam që paraqesin shumicën absolute të vendit tonë. Asnjëherë, në asnjë rrethanë dhe për asnjë çmim, populli i Kosovës nuk do të lëshoj pe para përpjekjeve të inxhinieringut politik dhe kulturor që ka për qëllim ndryshimin e vlerave të traditës së tij kombëtare dhe fetare.

Partia e Drejtësisë ia sugjeron Presidentes së vendit dhe të gjithë atyre të cilët në mënyrë kundërkushtetuese dhe kundërligjore janë duke penguar realizimin e lirisë dhe të drejtës elementare kushtetuese të manifestimit publik të bindjeve fetare të qytetarëve që përkitazi me këtë çështje të marrin mësim nga demokracia më e përparuar e botës bashkëkohore dhe simboli i respektimit shtetëror të lirive dhe të drejtave të njeriut, mikut të përjetshëm të popullit shqiptar dhe Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfundon reagimi i Partisë së Drejtësisë.

Presidentja Jahjaga i tha mbrëmë KTV-së se nuk do të lejojë shaminë në shkolla./koha.net/

Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Opinion

Si ka rrjedhë situata në Banjskë?!

26 Shtator, 2023
Policia

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha vizitoi fshatin Banjskë

26 Shtator, 2023
Nacionale

Kryeministri Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Abbott

26 Shtator, 2023
Info+

Miratohet Draft-Buxheti Komunal për vitin 2024

26 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Si ka rrjedhë situata në Banjskë?!

26 Shtator, 2023

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha vizitoi fshatin Banjskë

26 Shtator, 2023

Kryeministri Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Abbott

26 Shtator, 2023

Miratohet Draft-Buxheti Komunal për vitin 2024

26 Shtator, 2023

Diskutojnë për zhvillimet e fundit në veri

26 Shtator, 2023

Qendra e Karrierës mbështetë fushatën e DKA-së për disiplinë në shkolla

26 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com