/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një aksident trafiku që kishte ndodhur në fshatin Partesh. Deri te aksidenti besohet të ketë ardhur kur vetura Pasat, me targa GE (Zvicerane) vozitësi M.K.SH si pasojë e mospërshtatjes se shpejtësisë kushteve të rrugës ka shkaktuar vetaksident, duke u përplas jashtë rrugës, me ç’rast lëndime trupore ka pësuar vozitësi dhe pasagjeri i tije, si dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Rasti i referohet Prokurorisë Themelore. /2L ONLINE/