(2L ONLINE) -Që nga viti 1999 e këndej, Republika e Kosovës asnjëherë në mënyrë institucionale nuk ka debatuar me një pikë të rendit të punës të shtruar nga deputetët që të diskutojnë për gjendjen reale të tri komunave Bujanoc, Preshevë e Medvegjë, si një krahinë shqiptare e mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë.
Jo vetëm që nuk ka dënuar zhvendosjen, dëbimin dhe shpërnguljet gjatë luftës dhe që vazhdon ende sot e kësaj dite Parlamenti i Kosovës nuk ka trajtuar as edhe këtë kategori të ardhurish të asaj krahine që janë vendosur dhe tani kanë qëndrim në Kosovë. Në Kosovë, ende kemi një kategori të asaj pjesë që nuk po mund të pajisen me dokument identifikimi të Kosovës. Parlamenti është dashur të debatoj shtruar por edhe të ketë një qëndrim zyrtarë që ka munguar nga katër legjislaturat e mëparshme. Me të drejtë presim nga kjo legjislaturë që posa është certifikuar dhe pritet që të japin betimin solemn pasi kanë një borxh institucional, moral dhe kombëtarë të ngrisin ,shtrojnë dhe debatojnë së paku çdo vjet .
Legjislatura e pestë e Parlamentit,përfundimisht , të hapë zyrën ndërlidhëse në Prishtinë për Medvegjë, Bujanoc e Preshevë si dhe për të dëbuarit , zhvendosurit dhe shpërngulurit që janë të ardhur nga këto tri komuna . Po ashtu përveç parlamentit edhe Presidenca , Kryeministria dhe Kryeparlamentari të mbajnë kontakte të rregullta më këto tri komuna, por edhe kudo e çdo, nivel e rang të cekin dhe zënë ngoje çështjen e pazgjidhur të kësaj krahine .
Duhet një Komision parlamentar të formohet enkas për këto tri komuna. Kurse Ministria e Brendshme për shkak të shumë vështirësive që të pajisen me dokumente të Kosovës të evidentoj numrin e banorëve që nuk posedojnë asnjë nënshtetësi, njërën apo dy nënshtetësitë është fjala për të Kosovës dhe Serbisë.
Parlamenti të mbroj të drejtat individuale dhe kolektive të këtyre tri komunave duke dënuar diskriminimin që ju bëhet shqiptarëve nga Beogradi kurse në Kosovë pakica Serbe është tepër e favorizuar dhe e mbrojtur me ligje.
Kjo legjislaturë të mbrojë dhe mbështes edhe me projekte konkrete këto tri komuna e veçmas duke caktuar këtë komision parlamentar që do të merret ekskluzivisht me këtë aspekt do të përgatitë pika të caktuara të rendit të punës dhe të diskutoj edhe për diskriminimin që ju bëhet banorëve që ende jetojnë në këtë krahinë Shqiptare . Prishtina zyrtare së bashku me Tiranën, duhet të kenë një koordinim të punëve e bashkëpunimit institucional me këto tri komuna , por edhe dy Akademitë tona të marrin rolin e tyre shkencorë duke ju ndihmuar dy parlamenteve dhe Qeverive që çdo herë të kenë qëndrime, plane të harmonizuara duke vepruar sipas një strategjie të caktuar për realizim në periudha të caktuara të kohës të mbështetjes për bashkëkombësit në tri komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.
/Refik HASANI/