Kryetari i PS-UP, Egzon Daku, ka bërë me dije se në faqen e Universitetit të Prishtinës kanë parë që veqse kanë dal datat për aplikim në nivel bachelor dhe atë master kurse vendimin për këto data i merr senati. Kjo, sipas tij, paraqet shkelje të statutit.
“Për më tepër të dyja datat janë krejt të papranueshme, sepse ne rastin e afatit për studentët e rinjë afati është hapur para datave të mbajtjes së provimit shtetëror, duke ju pamundësuar aplikim studentëve të që mbarojnë provimin në shtator! Kurse afati për aplikim në master është hapur në afatin e shtatorit i cili me statut është afat i rregullt. Të dyja këto veprime nga ana e rektoratit dëmtojn studentët dhe duken të paarsyshme. Kërkojmë nga rektori të reflektoj dhe mos të veproj për asnjë qëllim në kurriz të studentëve”, ka thënë Daku në reagimin e tij.
Sipas tij, Parlamenti Studentor do ti ngrisë këto qështje edhe në senat dhe në ministri ngase paraqesin shkelje të statutit të UP-së.