DYLON

Parlamenti Studentor kërkon zhbllokimin e UP-së

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Parlamenti Studentor si organi më i lartë i përfaqësimit të studentëve, ndihet i shqetësuar me zhvillimet e fundit në senatin e Universitetit të Prishtinës. Duke shikuar punën e organit më të lartë akademik në Universitet ndihemi të shqetësuar me bllokimin e punës së këtij institucioni. Nuk jemi të interesuar për të analizuar shkaqet e kësaj bllokade pasi që tashmë janë të ditura dhe konsiderojmë se nuk jemi organ relevant për analizimin e kësaj situate mirëpo theksojmë se në këtë proces mund të dëmtohen edhe studentët.

Kështu është shprehur Egzon Daku, kryetar i Parlamentit Studentor për të shtuar se njëra nga pikat e rendit të ditës në mbledhjen e fundit ishte edhe marrja e vendimit për shpalljen e konkursit për master, pikë kjo e cila nuk arriti të shqyrtohet fare pasi që nuk vazhdojë punimet mbledhja.

EkoHigjiena

Daku tha se mos shqyrtimi me kohë i këtij afati paraqet problem serioz në vazhdimin e këtij procesi dhe mund të dëmtoj studentët që synojnë të regjistrohen në këtë nivel studimesh, prandaj bëjmë thirrje te senatorët, rektorati dhe ministria e arsimit që të reflektoj në mënyrë që mos të dëmtohen studentët dhe në përgjithësi imazhi i Universitetit. Ritheksojmë se ne nuk jemi pozicionuar e as nuk pozicionohemi në taborë të caktuara por do të jemi të pa kompromis kur bëhët fjalë për mbrojtjen e të drejtave të studentëve.

“Edhe pse nuk arriti të shqyrtohet kjo pikë, propozimet e rektorit që konkursi për master të jetë në muajin shtator, dëmton rënd studentët absolvent të cilët janë kandidat potencial për të aplikuar në këtë nivelin master të studimeve. Kjo sepse në muajin shtator është afati i rregullt i provimeve të shtatotrit dhe si i tillë duhet respektuar ngase studentët kanë provime dhe pikërisht në këtë afat mund të diplomojn. Aq më tepër që studentët e kësaj gjenerate nuk kanë qenë të informuar dhe ka shumë raste që kanë refuzuar nota. Niveli master i studimeve është vazhdimësi e atij bachelor dhe humbja e një viti nuk sjell asnjë të mirë pos humbjes së vullnetit dhe dëmtimit të një gjenerate, ky trend i mos kursimit të gjeneratave për eksperimente duhet të ndalet edhe nga Universiteti në këtë rast edhe nga instanca tjera në raste të tjera sepse edhe ashtu rinisë sonë mjaftë i është humbur shpresa dhe vullneti! Sado mirë që mund të ketë punuar rektori kërkojmë nga ai që të reflektoj dhe mos të pretendoj se është ai, fjala e të cilit përfundimisht dhe patjetërsisht vendos se çka është mirë e çka keq ngase asnjëherë individi s’mund të jetë i përsosur e aq më tepër që ne jemi shtet institucional, demokratik, jo burokratik dhe si i tillë duhet respektuar ligji dhe statuti, ka thënë Egzon Daku, Kryetar i Parlamentit Studentor. /2L ONLINE/