Parlamenti Evropian do të debatojë për Marrëveshjen e Stabilim – Asocimit
Parlamenti Evropian, në sesionin e sotëm të pasdites do të debatojë për Marrëveshjen e Stabilim – Asocimit, e cila në tetor të vitit të kaluar është arritur mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës.
Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, i ka thënë Radio Kosovës se debati do të zhvillohet të mërkurën në sesionin e pasdites, ndërsa hedhja në votim e marrëveshjes do të bëhet të enjten, transmeton RTKlive.
Ajo para eurodeputetëve do të paraqesë rëndësinë e këtij dokumenti për Kosovën dhe bllokun 28 anëtarësh. Ulrike Lunaçek pret që Parlamenti Evropian të japë pëlqimin për marrëveshjen e Stabilizm – Asocimit.
Në fakt, fryma e këtij debati do të jetë ajo që do përcaktojë votimin e së enjtes, me 21 janar, kur Parlamenti Evropian mbyll në Strasburg sesionin parlamentar, që ka nisur të hënën me 18 janar.
Në përbërjen e saj, marrëveshja e Stabilizim – Asocimit me Kosovën nuk është e formatit të njëjtë me shtetet e tjera të Ballkanit, që janë aspiruese për integrim në BE.
Kjo marrëveshje nuk është nënshkruar nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe nuk shkon nëpër proces ratifikimi. Në këtë mënyrë, votimi për miratimin e kësaj marrëveshje nga Parlamenti Evropian do të bëjë që ajo të jetë e plotfuqishme.
Teksti i Marrëveshjes së Stabilizim – Asocimit është neutral ndaj statusit të Kosovës. Por, nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Lunacek, ka paralajmëruar se në dokumentin e marrëveshjes Parlamenti nuk është neutral ndaj statusit dhe Kosova nuk do ta ketë fusnotën si shenjë…
http://www.rtklive.com/?id=2&r=55979
