DYLON

Parlamenti Evropian dha pëlqimin për MSA-në

Avatar photo Redaksia

 Parlamenti Evropian në një seancë plenare e ka dhënë pëlqimin për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Nga gjithsej 754 parlamentarë, 468 kanë votuar pro MSA-së për Kosovën. Në lidhje me MSA-në në Parlamentin Evropian është diskutuar mbrëmë ndërsa votimi i sotëm më shumë ka qenë formal.

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, e cila është edhe raportuese për Kosovën në këtë institucion të BE-së, ka thënë mbrëmë në fillim të debatit, se MSA është një akt historik në raportet në mes të Kosovës dhe BE-së sepse është dokumenti i parë që rregullon raportet kontraktuale në mes të këtyre palëve.

EkoHigjiena

Në debat ka marrë pjesë edhe komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Negociata të zgjerimit, Johannes Hahn.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje ka një rëndësi të veçantë ndërsa ka shprehur bindjen se ajo do të ndihmoj zhvillimin ekonomik të Kosovës si dhe tërheqjen e investimeve të huaja që do të ndihmon në krijimin e vendeve të reja të punës në Kosovë.

Pas dhënies së pëlqimit nga ana e Parlamentit Evropian, marrëveshja do të kthehet përsëri në Këshillin e Bashkimit Evropian ku duhet të merret vendimi për përmbylljen e saj.

Më pas, pasi që Kosova dhe BE-ja ta njoftojnë edhe formalisht njëra-tjetrën se kanë mbaruar procedurat përkatëse, atëherë pritet hyrja në fuqi e marrëveshjes që sipas burimeve në BE pritet të ndodhë diku në prill apo në maj të këtij viti.

Edhe ministri i Integrimit, Bekim Çollaku.më heret bëri të ditur për miratimin e MSA-së.

“Parlamenti Evropian sot në seancën e vetë plenare dha pëlqimin për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

“Kjo marrëveshje, të cilën e kam bashkë nënshkruar në tetor të vitit të kaluar, tani e ka dritën e gjelbër nga edhe nga Parlamenti Evropian, dhe mbetet vetëm që të hyj në fuqi së shpejti, pas vendimit për konkludim të Këshillit të BE. I falënderoj të gjithë eurodeputetët që votuan, që Kosovës t’i sigurohet rruga drejt realizimit të ëndrrës evropiane, përmes dhënies së pëlqimit të tyre ndaj kësaj marrëveshjeje historike. Kjo marrëveshje do të ndikojë si në përforcimin e procesit reformues, ashtu edhe në përshpejtim të realizimit të ëndrrës së anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Bashkim Evropian”, shprehet Çollaku.

http://www.rtklive.com/?id=2&r=56195