DYLON

Parimet e drejtësisë

Avatar photo Redaksia

Rasim Hajdini

(2L ONLINE) – Drejtësi nuk është diçka që mund ta shprehë e mund ta ndajë i padrejti, ajo I ka rrënjët tek njerëzit e përgjegjshëm. Ana e drejtësisë mund të shpjegohet më së miri në aspektin social, tek e fundit është ajo që po e përjetojmë çdo ditë: si persona fizik ashtu edhe juridik përgjithësi që nuk ndahet nga ne, përgjithësi ajo që kemi persona të ndryshëm rreth nesh.

EkoHigjiena

Shumë filozof të njohur kanë mendime për drejtësinë mënyrën se si mund të aplikohet e si duhet të zhvillohet ajo, ndër ta filozofi I njohur Rawls mendon se për zhvillimin e drejtësisë dhe aplikimin e drejtë të kësaj teorie duhet të krijohet dhe zbatohet politika e shtetit liberal që do të thotë vetëm ky argumentim filozofik për Rawls-in është kusht për krijimin e sigurimit social për të gjithë njerëzit…

Rawlsi shpërndarjen parësore të të mirave shoqërore e parashikon ne: 1. parimin e parë – çdo kush ka te drejte për të pasur të drejta themelore në përputhjen e të drejtave për të gjithë. 2. parimi i dytë – çdo kush ka të drejtë në parimin e ndarjes dhe në parimin e shanseve të barabarta.

Si përfundim mund të themi se teoria e Rawls-it bazë e ka teorinë e bazuar në drejtësinë e themeluar nga një demokraci moderne me një kulturë të theksuar demokratike e cila e ruan traditën e mendimit demokratik, mendimit ndryshe, alternativës në kuadër të krijimit institucional të qëndrueshëm të një shoqërie pluraliste.

Por, përkundër kësaj në këtë kohë drejtësia thuajse i ka lëkundur rrënjët e saj, dhe atë nga “udhëheqësit e përkryer”.

Kapje e shtetit me të gjitha forcat e në të gjitha aspektet është i vetmi realitet i cili mund të shihet në çdo anë. Parimet e drejtësisë po hasin në shkelje të mëdha, sidomos liria që është një ndër parimet themelore po cenohet në përmasa të mëdha.

Të jesh i drejtë ndaj të padrejtit është shumë e vështirë…/2L ONLINE/