DYLON

Pariah!

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Fjala është për një nocion, lidhur me një kategori qeniesh humane, një shtresë njerëzish, të cilët nominalisht origjinën e kanë nga sistemi i stratifikimit kastorë në Indi (Kastat). Si të tillë, Pariah jo vetëm që urrehen dhe përjashtohen nga jeta sociale e këtij vendi (Përjashtimi social), por ata edhe e kanë të ndaluar të komunikojnë apo eventualisht të krijojnë relacione humane me shtresat tjera sociale, stadi më i “lartë“ i të cilëve, brahmanët, prijësit religjioz jetojnë pa pasur nevojë fare të punojnë.

Shkruan: Sami HALITI

EkoHigjiena

Arsyeja se përse me bie ndër mend ky term, jo edhe aq i dashur, por edhe mjaftë pak i përdorshëm, është lajmi lidhur me statusin e kandidatit për Republikën e Shqipërisë. Me gjithë zhgënjimin që kemi në Kosovë me proceset e ngadalshme integrative evropiane që derivon nga elemente burokratike, më saktë euro-kratike, nuk do të ishte mirë që të përdorej logjika e dhelprës me bisht të djegur. Së paku një grimë kënaqësie dhe gëzimi duhet të e gjejmë. Patjetër!

Por, fatkeqësisht humanoidët e Republikës së Kosovës, duket se u ngjajmë asaj shtrese të shoqërisë së kastave indiane që emërtohen si Pariah. Lagjeve ku jeta frymon krejt ndryshe, ngase ekzistuakan disa parime (absurde) të cilat ndikojnë në një stratifikimin (shtresëzim) të caktuar shoqërorë. Sado që përgjegjësia për gjendjen e këtillë nuk është lehtë e definueshme, megjithatë ajo pa dyshim është simbiozë e performancës së logjikes së “elitave Pariah” të politikes vendore, por gjithsesi edhe i ndikimit të politikës të stër- burokratizuar ndërkombëtare të Bashkimit Evropian.

Megjithatë duke pasur parasysh kontekstin historik dhe dimensionet reale, ekonomike dhe politike të bashkimit Evropian, pra edhe kapacitete për të kontribuar në eliminimin e një situate të tillë në truallin Evropian, kjo popullate në Kosovë, deshëm apo s`deshëm është një grup shoqërorë dhe politik i cili i plotëson kushtet për të qenë ekuivalent apo adekuat me nocionin Pariah.

Paradoksale të ngjajë në truallin Evropian pasi nuk korrespondon me frymën e Renesancës, Iluminizmit dhe Humanizmit Evropian të cilat rrymime i mësojmë në sistemin tonë arsimorë, përderisa përmbajtësish ne jemi Pariah. Banorët e Republikës së Kosovës janë Pariah të truallit Evropian. Moderniteti i cili prodhoi Aushficin ( Z.Bauman), në një formë tjetër, të transformuar dhe modifikuar si nacional patriotizëm apo konservatorizëm politik djathtist evropian ka kontribut në këtë figurë të shëmtuar. Kapitalizmi si produkt i modernitetit, si i ndarë nga morali humanist, është mjeti adekuat për të realizuar dhe kontrolluar këtë situatë absurde. Natyrisht se justifikimi i eurokratëve nga Brukseli nuk dallon substancialisht nga ai i brahmanëve. Thjeshtë është absurd dhe jo human. I pajustifikueshëm.

Janë së paku tre “ indikatorë” apo koncepte vlerësimi që e portretizojnë dhe e kornizojnë këtë filozofi- politike absurde, si konstatim i butë i dëshprimit tim. Ato janë komplementare si në formë ashtu edhe në përmbajtje.

Varfëria
Arsyeja pse dikush duhet të jetë më i pasur se një tjetër është e justifikueshme logjikisht por jo edhe moralisht. Por, kur kjo situatë bëhet “ligj i hekurt”, kur krijohen rrethanat që i pasuri të mbetet përherë i pasur, ndërsa ndryshimi optimist për të varfrin bëhet i pa mundur, atëherë gjërat ngatërrohen. Në fakt përmbyset çfarëdo justifikimi, sepse kemi të bëjmë me atë që në kontekst ekonomik quhet eksploatim, ndërsa në kontekst politik racizëm. Logjika është e thjesht. I varfëri mbetet përherë i varfër. Varfëria nuk është assesi fenomen kosovar, ajo është bërë dukuri. Kjo evidencohet në kontekst historik. Prandaj liria, në rend të parë është liri ekonomike. Të gjithë parametrat social të përcaktimit të asaj që quhet varfëri, qoftë si varfëri absolute apo relative janë në shkallën e duhur të konfirmimit. Fatëkeqësisht.

Nënklasa
Koncept teorik i shkencave sociale në truallin Amerikan (Murray) lidhur me grupet e margjinalizuara ( minoritete etnike dhe racore) të cilat si të tilla, jo që nuk kanë as far ndikimi në jetën sociale, por të njëjtit edhe kanë hequr dorë nga çfarëdo pretendimi dhe interesimi për të marrë pjesë në të. Shoqëria Amerikane me zhvillimet e saj dinamike, i ka bërë të gjitha gabimet e mundshme, andaj edhe përvojat e pasura të realizuara në kuadër të studimeve sociale në këtë vend, për shkak se i kanë shërbyer këtij vendi pozitivisht, duhet të i shërbejnë edhe të tjerëve. Nënklasa ishte njollë e cila duhej eliminuar nga shoqëria Amerikane. Kjo duhet t`iu shërbej edhe eurokratëve evropian. Banorët e Kosovës i plotësojnë kushtet e të qenit nënklase. A nuk shohim se gjithnjë më shumë njerëz nuk kanë besim dhe shpresë në pjesëmarrjen në jetën sociale. Kjo është manifestim i nënklasës. Arsyetimi, i veshur me moral të justifikueshëm është i pa mundur të argumentohet. Më së paku nga eurokratët.

Përjashtimi Social
Një emër tjetër për varfërinë i cili “origjinën e ka në kontinentin Evropian”. Në fakt, pretendimi i këtij nocioni është theksimi lidhur me krijimit të kushteve për të marrë pjesë në jetën sociale, politike dhe kulturore. Ky nocion është vetëm një emër tjetër për varfërinë e cila në një formë të pacifikuar apo zbutur nominale emërtohet si përjashtim social. Dihet se trualli Evropian prodhoi makina makabre si Aushfici. Ne fakt, Kosova sot i ngjanë një Aushfici, ndaj të cilit nëse nuk përdoret gazi, përdoret një formë e sofistikuar e racizmit, i cili manifestohet me regjim vizash dhe stereotipi kolektive ndaj një popullate të tërë. Kosova është gjithashtu përjashtim social në truallin Evropian ./2L ONLINE/