Parashikimi i motit për sot
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot në vendin tonë parashihet mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9°C dhe 12°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 25°C dhe 31°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–5 m/s. /2LONLINE/
