Parashikimi i motit për sot
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bënë me dije se sipas të dhënave meteorologjike, sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe relativisht i freskët për këtë periudhë të vitit.
Gjatë ditës priten intervale të shkurtra me diell, por në pjesën më të madhe të vendit do të dominojnë vranësirat.
Parashihen reshje shiu, të shoqëruara herë pas here me zhvillime lokale të reve konvektive.
Temperaturat:
Minimale: 9°C – 13°C
Maksimale: 17°C – 20°C
Temperaturat do të jenë dukshëm më të ulëta krahasuar me mesataren e ditëve të fundit.
Era do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi dhe veriu, me shpejtësi 1–11 m/s. Në intervale të shkurtra, era mund të jetë më e theksuar.
Kushtet biometeorologjike
Kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht të favorshme për shumicën e popullsisë. Rënia e temperaturave dhe freskia e ajrit do të ndikojnë pozitivisht te personat që janë ndjerë të lodhur nga temperaturat e larta të ditëve të kaluara. Personat me sëmundje kronike mund të kenë vetëm shqetësime të lehta për shkak të luhatjeve të motit.
Kushtet agrometeorologjike
Reshjet e mundshme dhe temperaturat më të ulëta do të krijojnë kushte të favorshme për kulturat bujqësore, duke përmirësuar lagështinë në shtresat sipërfaqësore të tokës dhe duke ulur stresin termik te bimët.
Këto kushte janë veçanërisht të dobishme për kulturat perimore. Fermerëve u rekomandohet që aktivitetet për mbrojtjen e bimëve t’i planifikojnë në intervalet pa reshje dhe të monitorojnë zhvillimin e sëmundjeve kërpudhore pas rritjes së lagështisë. /2LONLINE/
