Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës vranësirat e pjesshme, vende-vende mund të sjellin shi të karakterit lokal.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes. /2LONLINE/