DYLON

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot
Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Reshjet parashihen të jenë të intensitetit të dobët deri mesatar.

EkoHigjiena

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare. /2LONLINE/