DYLON

Parashikimi i motit për pesë ditë

Parashikimi i motit për pesë ditë
Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Një javë kryesisht jostabile sa i përket kushteve meteorologjike, përjashtuar ditën e enjte, ku parashihet mot më i qetë dhe më stabil.

EkoHigjiena

Sa i përket temperaturave, ato mbesin të larta kryesisht dy ditët e para të javës, ku maksimalet do të arrijnë deri 33-35 gradë Celsius, ndërsa nga dita e mërkurë do të ketë rënie të temperaturave, sidomos të atyre maksimale, derisa minimalet do të jenë më të larta krahasuar me ditët e fundit.

Minimalet gjatë këtyre pesë ditëve do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-35 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë. Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira, sidomos në gjysmën e parë të javës, për shkak të vapës dhe indeksit UV të lartë, ndërsa kushtet agrometeorologjike do të jenë të kënaqshme.

Meqë ka filluar fushata e korrje shirjes, këshillohen bujqit (kombajnerët) që sa më shumë të shfrytëzojnë pjesën e parë të ditës, pasi që në pjesën e dytë shumë zona rrezikohen nga reshjet e shiut dhe formave tjera të reshjeve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.