Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Të premten parashihen vranësira të dendura të cilat gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-30 gradë Celsius.
Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira.
Do të fryjë erë nga perëndimi dhe verilindja e lehtë deri mesatare. /2LONLINE/