DYLON

Parashikimi i motit për pesë ditë (28 shkurt – 04 mars 2022)

Parashikimi i motit për pesë ditë (28 shkurt – 04 mars 2022)
Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dita e hënë fillon me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të herë pas hershme të borës.

Nga dita e martë reshjet parashihen të vazhdojnë vetëm nëpër disa zona, kryesisht në rrafshin e Dukagjinit.

EkoHigjiena

Nga dita e mërkurë e tutje, parashihen edhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare, kurse në viset e larta, shpejtësia e erës do të arrijë mbi 12m/s.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.