DYLON

Parashikimi i motit për pesë ditë (24-28 korrik 2023)

Parashikimi i motit për pesë ditë (24-28 korrik 2023)
Avatar photo Redaksia

Ja parashikimi i motit për pesë ditë (24-28 korrik 2023), sipas institutit hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).

E hëne- Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

EkoHigjiena

.E marte- Mot kryesisht me diell dhe vapë. Parashihet të jetë dita më enxehtë e javës së fundit të korrikut.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-39 gradë Celsius, Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.

E merkurë. Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në vlerat e temperaturave maksimale do të ketë rënie, ndërsa minimale mbeten kryesisht të larta ( netë tropike). Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

E enjte-Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesëshme. Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin reshje shiu. Ka tendencë që kjo ditë të jetë më e freskët se ditët tjera të kësaj jave,sidomos te vlerat e temperaturave maksimale, pasiqë parashihet ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndermjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare.

Të premten – Mot kryesisht me diell. Vranësira të shpërndara parashihen kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të zbresin dukshem në raport me temperaturat e ditëve paraprake. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi e lehtë deri mesatare.

Imdeksi UV mbetet i lartë , prandaj apelohet respektimi i këshillave të IKSHP.

Sipas llogaritjeve të vlerave të temperaturave maksimale, ky muaj do të jetë ndër muajt më të nxehtë për shumë vite të fundit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.