DYLON

Parashikimi i motit për pesë ditë

Parashikimi i motit për pesë ditë
Avatar photo Redaksia

Parashikimi i motit për pesë ditë (24 – 28 janar 2022)

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, masat e ftohta polare do të vazhdojnë të mbeten prezent edhe gjatë javës së fundit të muajit janar.

EkoHigjiena

Këto masa të ftohta do të kushtëzojnë mot të ftohët dhe me pak reshje bore. Reshjet do të fillojnë sonte për të vazhduar edhe nesër në disa zona.

Temperaturat minimale parashihen të zbresin deri në -13 gradë Celsius ditën e martë, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 3-4 gradë në pjesën e dytë të javës.

Ngricat mbesin prezent, më të ashpra në zonat e larta, prandaj kujdes ngasësve të mjeteve motorike, por kujdes të shtuar duhet të kenë edhe këmbësoret, pasi që ngricat do të jen evidente.

Sa i përket elementit të erës, vazhdon të mbetej prezent drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e shpejtësia e saj do të jetë e ndryshueshme! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.