Ja parashikimi i motit për pesë dittë e ardhshme, nga sot e deri më 20 janar, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).
Të hënën-Mot kryesisht i vranët dhe vende –vende me riga te dobëta shiu..
Të martën- Mot me vranesira të dendura dhe mjaft dinamik, i shoqeruar me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë. Në shumë pjesë të Kosovës , kryesisht pjesët veriore dhe perëndimore rrezikohen nga vërshimet.
Të mërkurën- Mot kryesisht i vranet dhe me riga te dobeta shiu. Grafiku në fushat termike do të shënoj vlera te larta te temperaturave,dukshëm mbi vlerat e mesatareve.
Të enjten –Mot i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë. Nuk përjashtohet mundesia të kemi vershime në shum vende, kryesisht në pjesën veriore, veriperëndimore dhe perendimore të Kosovës
Të premten -Mot i vranët , reshjet e shiut do të dobësohen dukshëm në gjithë territorin e vendit.
Në fundjavë parashihet të kemi masa të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit, gjë që do të ndikoj dukshëm në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Reshjet e parashikuara për fundjavë,parashihen të jenë në formë dëbore.