DYLON

Parashikimi i motit për pesë ditë

Parashikimi i motit për pesë ditë
Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ja parashikimi i motit për pesë ditë (20 – 24 nëntor 2023).

Kjo javë paraqitet pothuaj me të njejtin skenar, sa i përketë lëvizjes së elementeve dhe dukurive meteorologjike. Diell, shi dhe borë në viset e larta malore, ndërsa sa i përketë grafikut termik, do të jetë pothuaj i ngjajshëm me javën që e lamë.

EkoHigjiena

E hëne – Mot me diell dhe vranësira mesatare. Në orët e para në shum territore parashihet të ketë mjegull të radiacionit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius.

E marte – Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Në viset e larta malore me lartësi mbidetare mbi 1000m do të ketë kushte për reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.

E mërkurë – Do të mbajë mot kryesisht i vranët.Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 1-4 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

E enjte – Mot i vranët dhe vende-vende me intervale të shkurta me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, mdërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

E premte- Mot i vranët dhe me intervale me diell.Në mëngjes parashihet që në shum territore të ketë mjegull.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 der 1gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius.

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, veriperëndimit dhe jugperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Edhe kjo javë që po e lëmë ishte e begatshme sa i përketë reshjeve. Sasitë më të larta të reshjeve si zakonisht ishin në Junik 81mm, ndërsa më të ulëta në Gjakovë 15mm. Rrafshi i Kosovës regjistroi 33 mm në lindje, deri 63mm në jug-juglindje, ndërsa sa i përketë sasisë totale të reshjeve nga 1 nëntori, deri më tani jan regjistruar rreth 100mm po thuaj në gjithë territorin, duke përjashtuar Pejën me 55mm dhe Gjakovën me 56mm. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.