Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), kjo javë parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike. Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.
Do të ketë orë më shumë me diell se java e fundit.
Sa i përket temperaturave, parashihet rritje, sidomos në vlerat e maksimaleve, derisa minimalet do shënojnë ulje në një shifrorë.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-29 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes, njofton IHMK. /2LONLINE/