DYLON

Parashikimi i motit për këtë vikend

Parashikimi i motit për këtë vikend
Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës ky është parashikimi i motit për vikend (7 & 8 qershor 2025)

Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell.

EkoHigjiena

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3m/s.

Të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s

Indeksi UV mbetet shumë i lartë, prandaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi edhe për një periudhë kohore.  /2LONLINE/