DYLON

Parashikimi i motit për këtë vikend

Parashikimi i motit për këtë vikend
Avatar photo Redaksia

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës 

Parashikimi i Motit për Vikend (01 & 02 Mars 2025)!

EkoHigjiena

E shtune- Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas herë me riga shiu. Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.

E diele- Do të mbajë mot kryesisht i vranët por sa i përket temperaturave parashihet ulje, kryesisht në vlerat e maksimaleve. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksiamlet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.

Sipas kalendarit meteorologjik, sot fillon stina e pranverës meteorologjike, e cila do të zgjasë deri me 31  maj.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.