DYLON

Parashikimi i motit për këtë vikend

Parashikimi i motit për këtë vikend
Avatar photo Redaksia

Ja parashikimi i motit për këtë vikend sipas institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

E shtunë – 03.10.2026

EkoHigjiena

Moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Vranësira më të theksuara mund të paraqiten herë pas here përgjatë relievit malor. Nuk parashihen reshje.

Temperaturat:

minimale: -1°C deri në 3°C

maksimale: 18°C deri në 22°C

Era: do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–4 m/s.

E diel – 04.10.2026

Moti do të jetë me diell dhe vranësira të ndryshueshme. Nuk parashihen reshje.

Temperaturat:

minimale: 0°C deri në 3°C

maksimale: 19°C deri në 24°C

Era: do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–3 m/s.

Kushtet biometeorologjike

Kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të mira dhe të përshtatshme për aktivitete në ambient të hapur. Rritja e temperaturave gjatë ditës do të sjellë kushte më të favorshme termike, ndërsa në orët e mëngjesit do të mbizotërojnë temperatura relativisht të ulëta.

Vështrim për ditët në vijim

Sipas tendencave aktuale të parashikimeve, më 9 dhe 10 tetor pritet një ndryshim i kushteve atmosferike, me mundësi për reshje shiu në të gjithë territorin e Kosovës. Në viset e larta, mbi 1200 m lartësi mbidetare, paraqiten kushte për reshje bore.

Ky ndryshim i kushteve atmosferike pritet të jetë i favorshëm, veçanërisht për bujqësinë dhe përgatitjen e tokës, pas periudhës së thatë. Megjithatë, sasia dhe shpërndarja e reshjeve do të jenë më të qarta me afrimin e këtyre datave. /2LONLINE/.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.