Parashikimi i motit për këtë vikend
Ja cili është parashikimi i motit për këtë vikend sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
E Shtunë
Moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat vende-vende pritet të sjellin riga lokale shiu.
Temperaturat:
Minimalet: 8–12°C
Maksimalet: 24–28°C
Do të fryjë erë nga drejtime të ndryshme, e lehtë deri mesatare.
E Diel
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të dendësohen, duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat:
Minimalet: 9–13°C
Maksimalet: 24–29°C
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë dhe lokalisht e fortë. /2LONLINE/
