DYLON

Parashikimi i motit për këtë vikend

Parashikimi i motit për këtë vikend
Avatar photo Redaksia

Ja parashikimi i motit për këtë vikend sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

E shtunë, 15 gusht 2026

EkoHigjiena

Moti: Kryesisht me diell, me vranësira të pakta, kryesisht në zonat malore.

Temperatura minimale: 10–14°C

Temperatura maksimale: 28–32°C

Era: E lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi rreth 1–6 m/s.

E diel, 16 gusht 2026

Moti: Kryesisht me diell dhe me pak vranësira rreth relievit malor.

Temperatura minimale: 10–14°C

Temperatura maksimale: 28–33°C

Era: E lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi rreth 1–6 m/s.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike

Kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme. Megjithatë, gjatë orëve të mesditës, për shkak të temperaturave që mund të arrijnë deri në 33°C, mund të ketë ngarkesë të shtuar termike.

Në aspektin agrometeorologjik, kushtet do të jenë të favorshme për zhvillimin dhe pjekjen e kulturave bujqësore. Ndërkaq, temperaturat e larta dhe mbizotërimi i motit të thatë do të rrisin nevojat për ujë të kulturave bujqësore, veçanërisht të perimeve, misrit dhe pemëve frutore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.