DYLON
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës

Parashikimi i motit për këtë vikend

Parashikimi i motit për këtë vikend
Avatar photo Redaksia
Reshjet e herëpashershme dhe temperaturat relativisht të favorshme do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e kulturave bujqësore pranverore.

Parashikimi i motit për vikend (16 & 17 maj 2026) , sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Të dshtunën mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell.

EkoHigjiena

Gjatë orëve të ditës, vranësirat konvektive pritet që lokalisht të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht në zona të kufizuara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6–10°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë 18–21°C.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi prej 1–10 m/s.

Të dielën  parashihet mot i vranët me intervale me diell.

Vranësirat vende-vende pritet të sjellin reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6–9°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 15–17°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Kushtet agrometeorologjike

Reshjet e herëpashershme dhe temperaturat relativisht të favorshme do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e kulturave bujqësore pranverore.

Megjithatë, fermerët duhet të kenë kujdes nga lagështia e shtuar, e cila mund të krijojë kushte për paraqitjen e sëmundjeve kërpudhore në disa kultura.

Cilësia e ajrit

Cilësia e ajrit parashihet të mbetet kryesisht e mirë deri mesatare, falë qarkullimit të masave ajrore dhe pranisë së erërave të lehta deri mesatare.

Indeksi UV

Gjatë intervaleve me diell, indeksi UV do të jetë i lartë.

Rekomandohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell gjatë orëve të mesditës, sidomos nga ora 10:00 – 16:00, përfundon njoftimi i Institutit Hidrometeorlogjik të Kosovës.   /2LONLINE/