DYLON
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës

Parashikimi i motit për këtë vikend

Parashikimi i motit për këtë vikend
Avatar photo Redaksia
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës  bënë të ditur se kushtet agrometeorologjike gjatë fundjavës paraqiten përgjithësisht të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore pranverore, sidomos për drithërat dhe perimet në fazat intensive të vegjetacionit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell.

Gjatë orëve të ditës, vranësirat konvektive pritet që lokalisht të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht në disa zona të kufizuara.

EkoHigjiena

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7–10°C, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë ndërmjet 16–19°C.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi prej 1–11 m/s.

Ndërsa, sipas Institutit në fjalë, të dielën parashihet mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale më të gjata me diell, si pasojë e stabilizimit gradual të kushteve atmosferike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6–9°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 19 deri në 22°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Kushtet agrometeorologjike

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës  bënë të ditur se kushtet agrometeorologjike gjatë fundjavës paraqiten përgjithësisht të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore pranverore, sidomos për drithërat dhe perimet në fazat intensive të vegjetacionit.

Reshjet lokale të fundit pritet të kontribuojnë në ruajtjen e lagështisë së nevojshme në shtresat sipërfaqësore të tokës, ndërsa intervalet me diell dhe temperaturat relativisht të buta do të favorizojnë aktivitetin fiziologjik të bimëve.

Fermerëve u rekomandohet që trajtimet fitosanitare dhe aktivitetet në parcela t’i planifikojnë kryesisht gjatë periudhave pa reshje dhe me erë më të dobët, për shkak të mundësisë së proceseve konvektive dhe shkarkimeve elektrike në disa zona, thuhe në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.  /2LONLINE/