Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërv të ditur se sot dhe nesër vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulet atmosferik.
Në këto kushte, si pasojë e krijimit të vranësirave të dendura dhe jostabile dhe ndryshimit të masave termike në stade të ndryshme të troposferës, do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe me stuhi lokalisht të fuqishme.
Sipas këtij Instituti, stuhitë do ta përfshijnë pjesën veriore dhe verilindore të Serbisë duke e shtrirë veprimin edhe në pjesën verilindore dhe veriore të shtetit tonë por me një fuqi më të dobët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 22-26 grade Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi mbi 16m/s.