DYLON

Parashikimi i motit për këtë vikend

Parashikimi i motit për këtë vikend
Avatar photo Redaksia

Ja parashikimi i motit për vikend ( 27 & 28 dhjetor, 2025), sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

E shtunë – Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat në viset e larta malore parashihen të sjellin riga dhe fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 grade Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 -4 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

EkoHigjiena

Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, por me temperatura më të ulëta, kryesisht ato minimalet.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.