DYLON

Parashikimi i motit për këtë vikend

Parashikimi i motit për këtë vikend
Avatar photo Redaksia

Parashikimi i motit për vikend ( 13 &14 dhjetor), sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, në mëngjes parashihet të ketë mjegull e cila në disa zona të thella mbetet e qëndrueshme edhe gjatë ditës.

EkoHigjiena

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.

Të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes në shumë zona parashihet mjegull e radiacionit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-3m/s.

“Kushtet agrometeorologjike aktuale në vend janë relativisht të favorshme për kryerjen e punimeve në bujqësi. Për shkak të reshjeve të shumta gjatë muajit nëntor, shumë bujq nuk kanë arritur t’i mbjellin sipërfaqet e tyre me grurë në afatin optimal. Megjithatë, mbjellja e grurit në dhjetor ende është e mundur, me kusht që të respektohen disa rekomandime agronomike dhe teknike”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.