Parashikimi i motit për këtë vikend
Sipas Intitutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vikendi parashihet me kushte të qëndrueshme meteorologjike
E shtunë:
Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-11°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 23-28°C.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-2m/s.
E diel:
Të dielën moti do të jetë me diell dhe vranësira te pakta përgjatë relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-12°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 25-29°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri 3m/s. /2LONLINE/
