DYLON

Parashikimi i motit për këtë javë

Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, për ditën e hënë parashihet të mbajë mot me vranësira te pjesshme dhe me diell.

Nëpër ultësira do të ketë mjegull. Temperatura minimale do të lëvizë në mes -4 gradë deri -1 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin në mes 4-6. Do të fryjë erë e lehtë nga ana e jugut dhe juglindjes me shpejtësi 1-2m/s.

EkoHigjiena

Mot me diell dha vranësira të pjesshme pritet të mbaj edhe të martën, ku në orët e vona të ditës mund të ketë edhe riga lokale të shiut. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1C deri 2C celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 5C deri 7C celsius. Era do të vazhdojë të fryjë nga jugu dhe juglindja e lehtë deri mesatare.

Të mërkuren do të ketë intensifikim të vranësirave të cilat do të jenë të paqëndrueshme dhe vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu. Temperaturat minimale dhe maksimale do të pësojnë ngritje të lehta. Nga 3C deri 9C celsius do të jenë temperaturat nga dita e merkurë e deri të dielën.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.