DYLON

Parashikimi i motit për këtë javë

Parashikimi i motit për këtë javë
Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, java e parë e vjeshtës parashihet me kushte të ndryshueshme meteorologjike.

Dita e hënë fillon me vranësira të dendura të cilat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.

EkoHigjiena

Kushte afërsisht të ngjashme të motit priten edhe ditën e martë, ku pos reshjeve parashihen edhe pak rreze dielli dhe mundësi për shkarkime rrufesh.

Të mërkurën vranësira më të theksuara dhe më pak reshje të cilat nuk do të përfshijnë gjithë territorin.

Të enjten dhe të premten mot më stabil dhe me rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.