DYLON

Parashikimi i motit për këtë fundjavë, kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike, ja rekomandimet!

Parashikimi i motit për këtë fundjavë, kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike, ja rekomandimet!
Avatar photo Redaksia

Parashikimi i motit për fundjavë (08–09 gusht 2026), sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

E shtunë (08.08.2026)

EkoHigjiena

Do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, në disa zona malore dhe lokalisht edhe në ultësira pritet zhvillim i vranësirave konvektive, të cilat mund të shoqërohen me reshje afatshkurtra shiu, shkarkesa rrufesh dhe erëra të përforcuara në zonat ku paraqiten.

Temperaturat minimale: 12–16°C

Temperaturat maksimale: 29–34°C

Era: Nga verilindja, e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 1–9 m/s. Në afërsi të proceseve konvektive mund të ketë intensifikime të përkohshme.

E diel (09.08.2026)

Moti do të mbetet kryesisht me diell dhe me temperatura të larta. Pasdite, në zona të izoluara pritet zhvillim i vranësirave, të cilat lokalisht mund të sjellin reshje shiu dhe stuhi afatshkurtra. Në zonat e prekura nga reshjet pritet ulje e përkohshme e temperaturës.

Temperaturat minimale: 13–18°C

Temperaturat maksimale: 29–34°C

Era: Nga verilindja, e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 1–6 m/s, ndërsa gjatë stuhive mund të ketë hovë të përkohshme më të fuqishme.

Kushtet biometeorologjike

• Temperaturat e larta dhe indeksi i lartë i rrezatimit UV vazhdojnë të krijojnë kushte të pafavorshme biometeorologjike.

• Personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët këshillohen të kufizojnë aktivitetet në ambiente të hapura gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Kushtet agrometeorologjike

• Mungesa e reshjeve të shpërndara në mënyrë uniforme do të vazhdojë të favorizojë deficitin e lagështisë në shtresën sipërfaqësore të tokës.

• Reshjet lokale nuk pritet të kenë ndikim të konsiderueshëm në përmirësimin e bilancit ujor për kulturat bujqësore.

• Fermerët këshillohen të vazhdojnë ujitjen sipas nevojave të kulturave dhe të planifikojnë punimet agroteknike jashtë intervalit të temperaturave maksimale.

S

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.