DYLON

Parashikimi i motit për këtë fundjavë

Parashikimi i motit për këtë fundjavë
Avatar photo Redaksia

Parashikimi i motit për këtë vikend ( 4 & 5 tetor 2025), sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

E shtunë, moti do të karakterizohet nga vranësira të shumta me intervale të shkurtra me diell. Vende-vende priten riga të dobëta shiu.

EkoHigjiena

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1°C deri në 2°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë nga 5°C deri në 10°C.

Era do të fryjë nga verilindja, me intensitet të lehtë deri mesatar.

E diel, moti do të mbetet kryesisht i vranët me periudha të herëpashershme me diell. Lokalisht parashikohen riga të lehta shiu.

Temperaturat do të jenë në rritje, veçanërisht ato maksimale. Vlerat minimale do të lëvizin ndërmjet -1°C dhe 1°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të regjistrohen nga 11°C deri në 16°C.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, e lehtë deri mesatare.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.