DYLON
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës

Parashikimi i motit për fundjavën

Parashikimi i motit për fundjavën
Avatar photo Redaksia

Reshjet e shiut që përfshinë vendin gjatë ditës së djeshme kanë pasur ndikim shumë pozitiv në mjedis dhe në sektorë të ndryshëm të jetës.

Këto reshje kanë përmirësuar lagështinë e tokës, duke krijuar kushte më të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore, kanë ndikuar në uljen e përqendrimit të ndotësve në atmosferë dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit, si dhe kanë kontribuar në shtimin e rezervave ujore sipërfaqësore dhe nëntokësore, të rëndësishme për furnizimin e popullsisë me ujë dhe për ekosistemet natyrore.

EkoHigjiena

Kur jemi te parashikimi i motit për këtë javë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bënë me dije:

E shtunë, 13 qershor 2026

Mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11°C, ndërsa temperaturat maksimale të ditës do të arrijnë ndërmjet 20 dhe 23°C.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1–5 m/s.

E diel, 14 qershor 2026

Parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 24 deri në 27°C.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1–6 m/s.

Indeksi UV

Indeksi UV gjatë intervaleve me diell do të jetë i moderuar deri i lartë. Prandaj, rekomandohet shmangia e ekspozimit të zgjatur ndaj rrezeve të diellit, veçanërisht të dielën nga ora 10:00 deri në 16:00, për të reduktuar rrezikun nga rrezatimi ultraviolet.

Këshillë: Fundjava do të karakterizohet nga mot relativisht i këndshëm, me temperatura në rritje dhe kushte të favorshme për aktivitete në natyrë, sidomos gjatë ditës së shtunë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.