DYLON

Parashikimi i motit për fundjavën

Parashikimi i motit për fundjavën
Avatar photo Redaksia

Parashikimi i motit për fundjavën (11–12 korrik 2026), sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

E shtunë (11.07.2026)

EkoHigjiena

Mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të dendësohen dhe vende-vende parashihen riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 12°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë 28 deri në 32°C.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore.

E diel (12.07.2026)

Parashihet mot i vranët me intervale me diell. Vranësirat vende-vende do të sjellin reshje shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 14°C, ndërsa maksimalet do të jenë ndërmjet 25 dhe 29°C.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–11 m/s. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.