DYLON

Parashikimi i motit për fundjavë!

Parashikimi i motit për fundjavë!
Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidromoteorologjik të Kosovës, gjatë fundjavës pritet mot i ndryshueshëm me intervale me diell, vranësira të dendura si dhe reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, sidomos ditën e shtunë.

Në disa zona të kufizuara ekziston mundësia edhe për stuhi të shkurtra me breshër.

EkoHigjiena

Temperaturat do të shënojnë luhatje mes dy ditëve, ndërsa era pritet të jetë më e fuqishme në zona të caktuara.

E shtunë:

Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Vranësirat, kryesisht në pjesën e dytë të ditës, pritet të dendësohen dhe si rezultat i ndryshimeve të fushave barike, parashihen reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Në zona të kufizuaara parashihen stuhi me breshër. Kjo situatë meteorologjike bën që parametri i erës të jetë më i fuqishëm në disa zona.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-17°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 27-30°C.

E diel:

Të dielën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Ekzistojnë mundësi te vogla qe ne disa zona te kufizuara të ketë riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 22-26°C. Do të fryjë erë nga perëndimi, me shpejtësi prej 1 deri 4 m/s, njofton Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.