DYLON

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme
Avatar photo Redaksia

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në dy ditët e ardhshme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

Pas këtyre temperaturave të larta të cilat mbretëruan mbi vendin tonë, moti do të pësoj ndryshime pothuaj në gjithë parametrat meteorologjik.

EkoHigjiena

Përpos rrezeve të diellit gjatë ditës parashihen vranësira të dendura të cilat do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Ekziston rreziku që në disa vende të bie breshër.

Kjo situatë parashihet për shkak se në fusha termike ditëve të fundit patëm temperatura të larta dhe këto ndryshime fizike që parashihen të ndodhin në Troposferë mund të jenë të shpejta duke krijuar një mot me stuhi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë dhe lokalisht e fortë

.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.