Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, mot kryesisht i vranët dhe i ftohët do të na shoqërojë gjatë javës që po na pretë.
Kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit.
Parashihet që herë pas here të ketë fjolla të dobëta bore, sidomos në fillim javë dhe gjatë vikendit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.
Në viset malore me lartësi mbidetare mbi 850m temperaturat do të jen për 2-3 gradë më të ulëta në të dy vlerat ekstreme.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë. /2LONLINE/