DYLON

Parashikimi i motit

Parashikimi i motit
Avatar photo Redaksia

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e fundit e muajit shtator do të vijojë me kushte të ndryshueshme meteorologjike.

Kjo situatë vjen si pasojë e ndryshimit të fushave barike dhe elementeve tjera meteorologjike.

EkoHigjiena

Do të ketë vranësira të dendura të cilat nga dita e marte do të krijojnë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Reshjet do të vazhdojnë kohë pas kohe deri ditën e premte me intensitet të ndryshueshëm, ku më pas do të ketë ngritje të lehta të temperaturave.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.