• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Nacionale
  3. Parashikimi i motit
Nacionale

Parashikimi i motit

by Redaksia 2LONLINE 22 Mars, 2021 2 min read
 Parashikimi  i motit

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, ndonëse jemi futur zyrtarisht në stinën e pranverës, ky mot po i ngjanë një dimri të hershëm apo pranvere të vonuar.

“Kjo situatë e parashikuar meteorologjike nuk na ka habitur, sepse sipas statistikave që kemi në IHMK, borë ka rënë edhe në pjesën e parë të muajit prill. Bora e cila po bie do të vazhdoj edhe në pjesën e parë të javës së ardhshme por intensitet i saj do të dobësohet nga e martë (23 mars Dita Botërore e Meteorologjisë)”, thuhet në njoftim.

Mot i paqëndrueshëm dhe me temperatura nën vlerat e mesatareve do të vazhdoj deri ditën e enjte. Tutje do të ketë rritje graduale në fushat termike.

Bora e cila po bie, aty ku ka mbulesë të tërësishme, do të jetë në favor të kulturave bimore, pasi që do të jetë një mbrojte nga ngricat që do të jenë prezent gjatë kësaj jave.

Sa i përket situatës biometeorologjike ajo mbetet e pafavorshme për personat me sëmundje kronike, ndërsa cilësia e ajrit paraqitet relativisht e mirë për shkak të aktivitetit të vazhdueshëm të këtyre elementeve meteorologjike.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s. /2LONLINE.com/

Tags: aktuale bora IHMK Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës moti
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Promo

Trajnim dhe praktikë falas për NETWORK ADMINISTRATOR – Aplikoni

26 Maj, 2022
Gjilan

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancim të

26 Maj, 2022
Nacionale

OAK – Qeverisë: Keni bllokuar qindra biznese dhe mijëra vende pune

25 Maj, 2022
Policia

IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

25 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Trajnim dhe praktikë falas për NETWORK ADMINISTRATOR – Aplikoni

26 Maj, 2022

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancim të projekteve në vlerë prej 2.4 milionë euro

26 Maj, 2022

Major Ilir Beqiri dhe Major Dedë Hiseni diplomuan me rezultate të shkëlqyera në Command and General Staff School (CGSS) në SHBA

25 Maj, 2022

Vitia nënshkruan marrëveshje me “Kuwait Society for Relief” për ndërtimin e Ambulancës së Mjekësisë Familjare në Gushicë

25 Maj, 2022

Arrestohet në Gjilan një i dyshuar për “Vjedhje të rëndë”

25 Maj, 2022

Antidroga e Policisë së Kosovës arreston një të dyshuar, i gjen heroinë në automjet

25 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com