Afati kalimtar i janarit është hapur tashmë dhe tifozët e Wolverhamptonit mund të presin disa nënshkrime të vijnë në ‘Molineux’ pasi skuadra e Nunos është në vitin e dytë me radhë në Premierligë dhe e ka siguruar tashmë kualifikimin në Ligën e Evropës, shkruan “Birmingham Live”.
Derisa ne presim që të fillojnë spekulimet konkrete për transferime, mediumi anglez stimuloi ‘EA SPORTS FIFA 20’ për të parashikuar ardhjet e mundshme në skuadër gjatë këtij muaji.
Sipas këtij parashikimi, Wolves do të shpenzojë afër 20 milionë funte për transferimin e Eric Lamelas nga Tottenhami.
Përveç kësaj, parashikohet edhe ardhja e super-yllit të Werder Bremenit, Milot Rashica për 24 milionë funte.
Ndryshe, paraqitjet e Rashicës me Werder Bremenin këtë edicion kanë qenë të jashtëzakonshme, derisa tashmë ai ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar tri asistime në 13 ndeshje në Bundesliga.