DYLON

Parashihet mot kryesisht i vranët me mundësi për riga të dobëta dhe lokale shiu

Parashihet mot kryesisht i vranët me mundësi për riga të dobëta dhe lokale shiu
Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit hidrometeorologjik të Kosovës sot vendi do të ndodhet nën ndikimin e fushave të presionit në rënie, duke favorizuar zhvillim të vranësirave të dendura.

Parashihet mot kryesisht i vranët me mundësi për riga të dobëta dhe lokale shiu.

EkoHigjiena

Parametrat termikë do të mbesin relativisht stabilë, ndërsa fusha barike do të shënojë rënie graduale.

Era do të fryjë nga jugperëndimi, me shpejtësi 1–9m/s.

Temperaturat minimale pritet të luhaten ndërmjet -1°C deri 7°C, ndërsa maksimalet ditore do të arrijnë vlera prej 8°C deri 11°C.

Të mërkurën priten vlerat më të larta termike të javës, ndërsa ditët pasuese do të karakterizohen nga fusha termike më të ulëta, tipike dimërore.

Nga e enjtja deri të shtunën, parashihet depërtimi i një mase të ftohtë ajrore me origjinë veriore, e cila do të stabilizojë një regjim termik dukshëm më të ulët dhe do të gjenerojë kushte për mot të vranët dhe me reshje.

Në zonat malore priten reshje të vazhdueshme bore, ndërsa në ultësira reshjet fillimisht do të paraqiten në formë të rigave të dobëta shiu, të cilat me rënien progresive të temperaturave do të transitojnë gradualisht në reshje bore.

Si rrjedhojë, edhe në disa zona të ultësirave priten intervale të shkurtëra me reshje bore, kryesisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes së së enjtes dhe të premtes, varësisht intensitetit të masës së ftohtë dhe profilit termik të shtresës së ulët të atmosferës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.