DYLON

Paraqitje e suksesshme e AKV “Gjilani” në “Aulona Inter Folk Festival” të Vlorës

Paraqitje e suksesshme e AKV “Gjilani” në “Aulona Inter Folk Festival” të Vlorës
Avatar photo Redaksia

Për performancë të shkëlqyer dhe dinjitoze ky Ansambël është shpërblyer me DIPLOMË nga organizatori i festivalit.

Dy mbrëmje pati paraqitje të suksesshme, veçanërisht në natën finale ku edhe para shumë shikuesve, u interpretuan valle burimore e koreografike, dhe këngë të përzgjedhura nga këshilli artistik i Ansamblit, me veshje kombëtare dhe kolorit të shkëlqyer dhe u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku.

EkoHigjiena

Nehat Ferati, kryetari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Gjilani” ka bërë me dije se në këtë ngjarje kulturore Ansambli i Këngëve dhe Valleve ,”Gjilani” është paraqitur krahas shumë vendeve pjesëmarrëse dhe janë vendosur kontakte të shëndosha me të gjitha Ansamblet dhe grupet e të gjitha shteteve të tjera.

Për performancë të shkëlqyer dhe dinjitoze ky Ansambël është shpërblyer me DIPLOMË nga organizatori i festivalit.

Ferati tha se kjo pjesëmarrje në këso lloj ngjarjesh kulturore konsiderohet shumë e dobishme për shkëmbimin e eksperiencave te të rinjtë ku edhe kishin mundësinë që të shkëmbejnë përvoja dhe vizione të ndryshme mes tyre.

Pjesëmarrja e Ansamblit si përfaqësues i Komunës së Gjilanit dhe Republikës së Kosovës ishte jashtëzakonisht e suksesshme dhe dinjitoze.

Falënderim i veçantë për organizatorët në krye me drejtuesin e festivalit Sejmen Gjokoli për organizimin e shkëlqyer dhe pritjen e jashtëzakonshme.

Vlen të theksohet se pjesëmarrja e AKV “Gjilani” në këtë Festival është mundësuar nga kontributi i jashtëzakonshme i anëtarëve të Ansamblit dhe Komuna e Gjilanit – Zyra e Kryetarit -Drejtoria për Kulturës, Rinisë dhe Sport. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.