DYLON

Parandalohet tentim futja e substancave të dyshuara narkotike në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Parandalohet tentim futja e substancave të dyshuara narkotike në Qendrën Korrektuese të Dubravës
Avatar photo Redaksia

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës gjatë kontrollit rutinor të vizitorëve është parandaluar tentimi i futjes së substancave të dyshuara narkotike në Pavionin D.

Gjatë bastisjes nga stafi korrektues, në pampersin e një fëmije të mitur janë zbuluar dy qese të bardha transparente me substancë të dyshuar narkotike, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

EkoHigjiena

Menjëherë pas zbulimit, vizita është anuluar dhe është njoftuar Policia, përkatësisht njësia përkatëse hetimore në Pejë.

Ndaj të burgosurit që dyshohet se ndërlidhet me rastin janë ndërmarrë masa disiplinore dhe i njëjti është transferuar në tretman themelor deri në përfundim të hetimeve.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive të kundërligjshme dhe në garantimin e rendit, sigurisë dhe integritetit institucional në të gjitha institucionet korrektuese, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës . /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.