DYLON

Parandalohet një rast kontrabandimi me migrant, arrestohet një shtetas i Serbisë

Parandalohet një rast kontrabandimi me migrant, arrestohet një shtetas i Serbisë
Avatar photo Redaksia

Me datën 16.05.2023, rreth orës 11:00, në stacionin policor kufitar (SPK) në Vermicë, nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës ka hyrë kamioni me targa të huaja të cilin e drejtonte shtetasi serb me iniciale (S.H.), viti i lindjes 1980.

Gjatë procesit të regjistrimit dhe kontrollit të hollësishëm të kamionit në vijën e dytë, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë hasur në rimorkio në brendësi, katër (4) persona shtetas të huaj.

EkoHigjiena

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, personat shtetas të huaj janë trajtuar sipas ligjit për të huajt, përderisa personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në menaxhimin dhe kontrollin efikas të kufirit shtetëror dhe parandalimin e veprave penale dhe kontrabandës në përgjithësi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.